Liverpoli mposhti Manchester Unitedin si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës Premier, ku egjiptiani Mohamed Salah ishte më i miri në fushë.
Dy gola i shënoi Luis Diaz në minutën e 35-të dhe 42-të, ndërsa të tretin Mohamed Salah në minutën e 56-të
Anësori egjiptian i asistoi kolumbianin për të dy golat dhe ishte lojtari më i vlerësuar në ndeshje, me vlerësimin 8.9 nga SofaScore.
Pas ndeshjes, ai komentoi kontratën e tij me Liverpoolin, e cila hyri në vitin e fundit, duke mohuar se mund të jetë viti i tij i fundit.
“Ky është viti im i fundit në klub dhe dua ta shijoj. Kam një verë të gjatë pas meje në të cilën kam menduar shumë dhe kam qenë pozitiv. Jam i lirë të luaj futboll. Do të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”.
“Askush në klub ende më ka folur për zgjatjen e kontratës, është e mundur që unë të luaj sezonin tim të fundit këtu”, deklaroi 32-vjeçari Salah pas ndeshjes.
Egjiptiani është ndër lojtarët më të mirë që kanë luajtur për Liverpool në histori. Ai luajti 352 ndeshje dhe shënoi 214 gola me 92 asistime.