“Grabitja që i bëhet këtij segmenti, humbje për të gjithë”, banorët e Thumanës paralajmërojnë protestë para Parlamentit

by Nexhat

Banorët e Thumanës kanë shpallur një protestë për të hënën, më 2 Shtator, në orën 17:00 para Parlamentit për të kërkuar akses në autostradën SH1 që kalon përmes zonës së tyre

Në një njoftim të shpërndarë për publikun, ata theksojnë se problemi i aksesit në këtë segment të rëndësishëm të rrjetit rrugor ka pasojë të mëdha për komunitetin e Thumanës dhe më gjerë

banner

“Grabitja që i bëhet këtij segmenti nuk është vetëm humbje për ne, por për të gjithë,” thuhet në njoftimin e tyre.

Banorët kërkojnë që të sigurohet hyrja dhe dalja në autostradën SH1, e cila është një arterie kryesore për transportin dhe zhvillimin e zonës

Ata ftojnë të gjithë ata që mbështesin kauzën e tyre të bashkohen në protestën që do të mbahet përpara Parlamentit për të shprehur shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar zgjidhje nga autoritetet kompetente

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy