Ish-mbrojtësi i Premierligës, Sol Bamba, ka vdekur në moshën 39-vjeçare.
Bamba u sëmur pak para se të merrte drejtimin e një ndeshjeje për Adanaspor, klubi turk të cilit iu bashkua si trajner në korrik.
Klubi konfirmoi vdekjen e Bamba-s me një deklaratë të lëshuar në X, ku shkruhej: “Drejtori ynë teknik Souleymane Bamba, i cili u sëmur para ndeshjes së Manisa Football Club të luajtur dje, u dërgua në Spitalin Universitar Manisa Celal Bayar dhe fatkeqësisht humbi betejën e tij për jetën atje. .
“Ngushëllimet tona familjes së tij dhe komunitetit tonë”.
Ish-mbrojtësi i Leeds, Middlesbrough dhe Cardiff u diagnostikua me limfomë Non-Hodgkin në vitin 2020, por ai u shërua në vitin 2021 pasi iu nënshtrua trajtimit me kimioterapi.
Bamba u kthye në veprim më pak se pesë muaj pas diagnozës së tij.
Bashkëshortja e ish-futbollistit, Chloe Bamba ka lëshuar një deklaratë emocionuese në rrjetet sociale.
“Vitet e fundit e kam parë Solin të luftojë me kancerin e tij kokë më kokë me një forcë dhe stoicizëm mahnitës mendor dhe fizik”, shkroi ajo.