”Perfekt, krejt OK”, Policia konfirmon se situata në veri është e qetë dhe pa probleme

by Nexhat

Gjendja aktuale e sigurisë në veri të vendit, është e qetë dhe nuk është raportuar asnjë incident, pavarësisht zhvillimeve të fundit në këtë zonë ku u mbyllën objekte të komunave ilegale serbe.

”Perfekt, krejt OK, s’ka probleme”, është përgjigjur për klankosova.tv, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

banner

Kujtojmë që lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës, e cila rekomandoi mbylljen e komunave ilegale serbe në veri, reagim të menjëhershëm pati KFOR, e cila forcë për të qëndruar në gatishmëri të çfarëdo situate përshkallëzuese, u pozicionua pranë Urës së Ibrit.

Njëkohësisht, edhe gjatë ditës së sotme si shkak i rendit dhe sigurisë, në rrugët që çojnë deri tek ish-objektet e komunave që vepronin ilegalisht, ishin të pozicionuara autoritetet e Policisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy