Tahiri: Eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Tahiri përmes një video mesazhi, ka thënë se eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos

“Urime viti i ri shkollor për nxënësit dhe mësimdhënësit, veçanërisht për ata që nisin hapat e parë drejt dijes. Ky vit, si dhe viti i kaluar, ka treguar se eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos dhe nuk i shërben arsimit dhe fëmijëve”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se çdo fëmijë duhet të ketë qasje të barabartë në tekstet shkollore, pa përjashtime apo diskriminime.

“Është e rëndësishme që çdo fëmijë të ketë qasje të barabartë në tekstet shkollore, pa përjashtime apo diskriminime. Ndërkohë, me ketë video mesazh mbetem i shqetësuar që kjo qeveri u ka krijuar mundësi që mjetet e dedikuara për libra, mund të përdoren për qëllime tjera, derisa fëmijët të dërgohen në shkollë me libra të vjetra. Kjo s’duhet të ndodhë”, ka përfunduar Tahiri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy