Ademi, VLEN-it: Mos toleroni prekjen e gjuhës shqipe

by Nexhat

Arbër Ademi nga BDI tha se koalicioni OBRM-PDUKM-VLEN-ZNAM duket se e kanë ndarë mendjen për zhbërjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që i bëri thirrje VLEN që siç thotë, të mos tolerojnë prekjen e gjuhës shqipe, që Ademi e quan gjënë më të shenjtë të shqiptarëve

“Koalicioni OBRM-PDUKM-VLEN-ZNAM duket se e kanë ndarë mendjen për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, konkretisht për zhbërjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

banner

Për çdo ditë, media të afërta me OBRM-PDUKM-në thirren në njëfarë opinioni gjysmak të Komisionit të Venecias, ndërsa mundohen ta ngushëllojnë opinionin se gjoja, edhe nëse shfuqizohet përdorimi zyrtar i shqipes, do të përgatitet një Ligj edhe më i mirë për gjuhën shqipe

Sinqerisht, në mënyrën më të ndershme të mundshme, i apeloj krerëve të VLEN-it të mos tolerojnë prekjen e gjuhës shqipe – gjënë më të shenjtë të shqiptarëve kudo që janë.

Takat për më shumë dihet që nuk keni, por së paku mos i rrënoni të arriturat që me gjak, mund e djersë i kemi fituar”, tha Arbër Ademi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy