Aksident në Zllakuqan të Klinës, tre persona të lënduar

by Nexhat

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të Klinës, të hënën në ora 19:55.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Ai ka thënë se në aksident kanë qenë përfshira dy vetura dhe një traktor.

“Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një mjet pune ( traktor) si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë ai


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy