Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, Qeveria është dorëzuar

by Nexhat

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas përleshjes së fundit me armë zjarri në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Çitaku ka theksuar se në vend janë forcuar bandat kriminale dhe ka pyetur se ku janë ministri i Brendshëm dhe ajo e Drejtësisë, duke shtuar se kjo është dorëzim

Sipas saj, Qeverisja e tyre është reduktuar në propagandë.

“Bandat kriminale kanë marrë zemër. Terror, vrasje, plaçkitje, ikje nga burgjet.  Ku është dora e shtetit? Ku është Ministri i Punëve të Brendshme? Ku është Ministrja e Drejtësisë?  Kjo është dorëzim. Qeverisje e reduktuar në propagandë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy