Dita e parë e punës në Kosovë, shefi i ri i Zyrës së BE’së nëpërmjet një shkrimi në “X” tregon çfarë synon të bëjë

by Nexhat

Ambasadori Aivo Orav, diplomat estonez me mbi 30 vjet përvojë në nivel kombëtar dhe në atë të BE-së, në diplomacinë dhe çështjet e BE-së, e mori sot detyrën si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ambasadori Orav, i cili më parë ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE dhe si shef i delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe në Maqedoni të Veriut, vjen pas diplomatit çek, ambasadorit Tomáš Szunyog.

banner

Në një postim në platformën X, ai ka thënë se mezi pret të punoj ngushtë me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë.

“Dita e parë në zyrën time të re si Ambasadore e BE-së në Kosovë. Mezi pres të punoj ngushtë me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë për: Avancimin e marrëdhënieve tona politike dhe ekonomik, mbështetjen e reformave, Kosovën më afër BE-së dhe ta njoh Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar ai.

1st day at my new office as EU Ambassador in #Kosovo!
I look forward to working closely with our local & international partners to:
➡️Advance our political &economic relations
➡️Support reforms
➡️Bring Kosovo closer to the EU
➡️Get to know 🇽🇰& its people
Here’s to new beginnings!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy