N Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësoi sot se Plani i Ri i Rritjes është vënë në rrugën e duhur. Ai theksoi se vendet duhet të kryejnë të gjithë punën neurotike për t’u konsideruar të gatshëm për të hyrë në Bashkimin Europian. I pranishëm në panelin e diskutimit të kryeministrave, që po mbahet në kuadër të këtij Forumi, Rama u ndal te rëndësia e Planit të Ri të Rritjes.
“Ishte Vladimir Putin, të cilit iu desh të pushtonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që jeton në një botë paralele. Kjo botë paralele tashmë po pranëvendoset. Ajo që Ursula von der Leyen tha është e vërtetë dhe inkurajuese, sepse një vit më parë në Bled, ajo premtoi Planin e Ri të Rritjes”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se tashmë ky plan i ri i rritjes është vënë në rrugën e duhur.
“Jemi shpresëplotë që edhe më shumë gjëra do të ndodhin”, shtoi Rama.
“Duhet të marrim më shumë instrumente dhe të hyjmë në hapësira të ndryshme të BE-së, gjë që përpara këtij Plani të ri Rritjeje ishte e palejuar për ne. Është një moment ku duhet të ndihesh pozitiv për BE-në”, tha Rama.