Një grevë e përgjithshme mbarëkombëtare do të nisë mëngjesin e sotëm në Izrael, pas një nate protestash për atë që shihet si dështim i qeverisë për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Sipas mediave të huaja, tensionet kanë qenë të larta që kur u gjetën trupat e gjashtë pengjeve të shtunën.
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në të gjithë Izraelin dje, duke akuzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu se nuk ka bërë mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje për lirimin e atyre që mbeten robër. Një forum që përfaqëson disa nga familjet e pengjeve në Gaza ka bërë thirrje për protesta të mëtejshme sot.
Duke postuar në X, Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura njoftoi më shumë se një duzinë vendesh proteste në të gjithë vendin. Këto janë kryesisht rrugë kryesore dhe kryqëzime rreth Tel Avivit dhe veriut, ku protestuesit planifikojnë të bllokojnë trafikun.
Protestat janë vazhdimësi e atyre që u panë dje në Izrael, në të cilat mijëra persona dolën në rrugë për t’i bërë thirrje qeverisë të pranonte një marrëveshje që do të shihte pengjet e mbetura të kthehen në Izrael./Euronews Albania