Ja cili ishte shkaku i aksidentit ajror ku vdiq presidenti iranian Raisi, bien dyshimet për përfshirjen e Izraelit

by Merita

Aksidenti me helikopter në të cilin vdiq presidenti iranian Ebrahim Raisi, më 19 Maj të këtij viti, ishte për shkak të motit të keq dhe mjegullës, sipas hetimeve të fundit.

“Shkaku kryesor i aksidentit të helikopterit ishin kushtet komplekse klimatike dhe atmosferike në rajon në stinën e pranverës”, sipas televizionit shtetëror IRIB.

banner

Sipas të njëjtit raport, “formimi i papritur i një mase të trashë dhe të dendur mjegull” shkaktoi rrëzimin e helikopterit “Bell 212”, në të cilin Raisi po udhëtonte së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdolahian dhe gjashtë pasagjerë, të cilët gjithashtu vdiqën në këtë ngjarje, në provincën e Azerbajxhanit Lindor, raportoi edhe agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Anëtarët e komitetit, të përbërë nga ekspertë ushtarakë dhe shtetërorë, shqyrtuan kushtet teknike, inxhinierike, elektronike dhe të lundrimit të helikopterit të rrëzuar, pa konstatuar asnjë defekt në pajisjen apo mirëmbajtjen e tij, që nga momenti i marrjes në dorëzim.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit raportoi tashmë në momentin e aksidentit se nuk kishin gjetur shenja të dyshimta në aksident, përveç faktit se pajisja ndoqi planin e fluturimit, pa gjetur vrima plumbash në pajisje apo gjurmë zjarri, pasi avioni ishte rrëzuar.

Pas tre ditësh homazhe masive në disa qytete anembanë vendit, Raisi u varros më 31 Maj, në një mauzoleum të rëndësishëm fetar në qytetin Mashad, në Iranin verior, i njohur si një vend i zakonshëm pelegrinazhi.

Ngjarja shkaktoi edhe shumë konfuzion, duke u ngritur edhe hipoteza konspirative për një atentat të organizuar nga Izraeli dhe armiqtë e Iranit, pasi në atë periudhë tensionet mes palëve ishin në maksimum për shkak të luftës në Gaza.

Pas vdekjes së presidentit u mbajtën zgjedhjet e parakohshme presidenciale, në të cilat fitoi reformisti Masoud Pezeshkian, duke marrë detyrën më 30 Korrik.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy