“Jam përvëluar për së gjalli”, familja e burrit ia morën vajzën 4 muajshe dhe i thanë ka vdekur, por ajo beson se është gjallë

by Merita

Mihane Bugari ka vazhduar rrëfimin e saj n’Kohë, duke treguar përjetimet e rënda që ka pasur nga martesa e dytë.

Banorja e shtëpisë së pleqve “Jetimat e Ballkanit”, ka treguar se si pas dhunës që përjetoi nga martesa e parë e martuan për një burrë tjetër tek i cili nuk gjeti lumturinë.

banner

Momenti i saj më i lumtur ishte lindja e vajzës, por pas 4 muajsh familja e burrit e ndanë nga vajza dhe e kthyen Mihanën tek babai.

“Kur e linda vajzën, ishte në Slloveni dhe erdh. U gëzu shumë, më tha falemnderit që më ke bërë një vajzë të shëndetshme”, tregon ajo.

Ajo tregon dhimbjen e madhe që ka pasur kur nga dora i morën vajzën dhe më pas i thanë se ajo ka vdekur. Por nëna Mihane, beson se vajzën e ka gjallë edhe sot dhe shpreson që ta takojë.

“Ka vetu ka murmuru kur ma kanë marrë çikën. Më kanë thënë se vajza ka vdekë, në komunë ashtu e kanë shkruar, por unë dyshoj që çikën e kanë shlu aty, dhe ja kanë dhënë dikujt me emër e mbiemër tjetër. Ka qenë bebe e urtë, as zërin s’ja kom ni. Më keq më…jam përvëluar për së gjalli. I kisha thanë: le të vjen një ditë e t’më thërret oj NANË, dhe ta përqafojë, edhe në vdeksha në ato momente..”, thotë mes tjerash Mihane Bugari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy