Kurti tha se u informua për një plan të Serbisë për zhvendosjen e serbëve të Kosovës, Vuçiq: Cirk i tij, Biserkos dhe Çanakut

by Nexhat

Vuçiq: Serbët do të mbeten në Kosovë dhe Metohi pavarësisht dëshirës së shumë njerëzve për t’u zhdukur

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot nga Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë se serbët nga Kosova do të vazhdojnë të jetojnë aty ku janë, ndërsa e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka dëshirë që ata “të zhduken”.

banner

Vuçiq duket se iu referua diçkaje që doli mbrëmë nga një takim i Kurtit me themeluesen e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserkon, politikanin serb të Vojvodinës, Nenad Çanak dhe profesorin dhe drejtorin e Qendrës për Dialog Humanitar, Mark Baskin. Gjatë takimit, Zyra e Kryeministrit tha se ata e njoftuan Kurtin se “po flitet që Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu, për në Sanxhak, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta” dhe se kërkuan nga ai që “të përpiqet të parandalojë një skenar të tillë”.

“Serbët nga Kosova do të qëndrojnë në Kosovë, përkundër dëshirës së Albin Kurtit, Nenad Çanakut dhe Sonja Biserkos dhe shumë të tjerëve që serbët nga Kosova të zhduken”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për ta komentuar këtë.

Ai e cilësoi këtë “cirk” dhe “budallallëk” të Kurtit, Biserkos e Çanakut.

“Nuk do të më kishte shkuar në mendje të mendoja diçka të tillë”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy