A keni ngrënë ndonjëherë një vakt të lehtë me idenë për të “thyer” urinë, por ndërkohë jeni të ndjerë më të uritur më pas? Kjo situatë nuk është e pazakontë dhe dietologët japin arsyet e tyre.
Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e ushqimeve që na mbajnë të ngopur, ka disa lëndë ushqyese klasike që lidhen me rritjen e kënaqësisë.
“Proteinat, fibrat dhe yndyrnat e shëndetshme janë lëndë ushqyese që nxisin ngopjen, pasi treten më mirë,” thotë dietologia Alyssa Smolen.
Por, ushqimet që konsumohen në sasi të vogël apo kanë sasi të ulët të fibrave bëjnë që ju të ndiheni më të uritur, edhe pse mund të keni ngrënë disa minuta më parë.
Ja cilat janë këto pije dhe ushqime:
1 Torta dhe biskotat
Tortat dhe biskotat shpesh dëshirohen më shumë nga njerëzit. Por, një studim i vitit 2013 tregon se ushqimet me indeks të ulët glicemik, si këto ëmbëlsira klasike, në fakt stimulojnë dhe përkeqësojnë më shumë urinë.
2 Lëngjet e frutave
Lëngjet e frutave kanë disa lëndë ushqyese si vitamina, minerale dhe përbërës bimorë. Por, atyre u mungojnë lëndët ushqyese që ju ngopin, si fibrat, yndyrat dhe proteinat, ndaj ndiheni të uritur pasi i keni pirë.
3 Buka e bardhë
Karbohidratet e rafinuara të bukës së bardhë bëjnë që të ndiheni të ngopur, por vetëm për pak! Pasi mungesa e fibrave që ju mbajnë të ngopur apo që kënaqin shijet tuaja bëjnë që ju të keni sërish uri vetëm pas pak orësh.
4 Karamelet
“Mungesa e fibrave te karamelet bën që ato të treten shpejt, duke rritur njëherësh edhe sheqerin në gjak. Por, kur vlerat e sheqerit normalizohen, ju do keni sërish uri,” thotë dietologia Connelly.
5 Patatet e skuqura
Teksa patatet e skuqura kanë përmbajtje të lartë yndyre, kjo nuk mjafton për të rregulluar urinë, pasi patatet nuk kanë mjaftueshëm fibra për t’ju ngopur.
6 Alkooli
Kur pimë alkool, mëlçia ngarkohet dhe kjo ndërhyn në mekanizmat rregullues të glukozës së këtij organi, të cilat ndonjëherë çojnë në nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe si pasojë shtohet më shumë uria te njerëzit.
7 Orizi i bardhë
Njësoj si në rastin e bukës së bardhë, orizi i bardhë është një tjetër karbohidrat i thjeshtë që ka pak vlera ushqyese. Kjo bën që shumë prej nesh të kërkojnë pjatën e dytë, pa mbaruar të parën.
8 Drithëra me sheqer
Drithërat, falë përmbajtjes së ulët të fibrave, proteinave dhe yndyrave, si dhe përmbajtjes së sheqerit, përveçse japin një ndjesi ëmbëlsie, ato nuk ju ngopin.
9 Të bardhat e vezëve
Të bardhat e vezëve përmbajnë proteina dhe yndyra dhe kjo bën që të ndihemi të ngopur pas konsumimit të tyre. Ato thjesht “thyejnë” urinë, por dietologët thonë se konsumimi i tyre ndikon për mirë në shëndetin e zemrës, ndaj vijoni t’i konsumoni.