Rusia lëshoi 5 raketa dhe 12 dronë gjatë natës në Ukrainë-Kiev

by engel

Rusia sulmoi gjatë natës Kievin me një breshëri dronësh dhe raketash me vetëdrejtim e balistike, njoftuan zyrtarët ukrainas të hënën.

Sulmet ndodhën ndërsa në gjithë Ukrainën fëmijët po përgatiteshin për t’u rikthyer në shkolla. Në disa prej tyre mësimi u anulua, për shkak të dëmtimeve në infrastrukturë.

banner

Një seri shpërthimesh tronditën kryeqytetin ukrainas në orët e para të mëngjesit. Mbetjet e raketave dhe dronëve të interceptuar, plagosën tre persona si dhe dëmtuan dy kopshte, njoftuan zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Autoritetet e qytetit raportuan për vatra të shumta zjarri pasojë e sulmeve.

Pas më shumë se 900 ditësh luftë, Rusia dhe Ukraina nuk po shfaqin asnjë shenjë tërheqjeje apo për t’u ulur për bisedime.

Palët po kryejnë ofensiva ambicioze tokësore. Ukrainasit po futen edhe më thellë në rajonin rus të Kurskut ndërsa ushtria ruse po përparon në rajonin e Donetskut në pjesën lindore të Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se sulmi i Ukrainës në Kursk nuk do të pengojë forcat ruse të avancojnë në Ukrainën lindore. Ai tha se forcat ukrainase nuk e kanë arritur qëllimin e tyre për të larguar trupat ruse.

“Armiku nuk e ka përmbushur objektivin kryesor që i vendosi vetes, atë që të ndalë ofensivën tonë në Donbas“, u tha zoti Putin nxënësve të një shkolle në Siberinë jugore.

Megjithatë, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha muajin e kaluar se qëllimi i inkursionit në Kursk është krijimi i një zone neutrale që mund të parandalojë sulme të mëtejshme nga Moska përtej kufirit.

Zoti Putini tha se ofensiva e Ukrainës në Kursk, e cila nisi më 6 gusht, do të dështojë e për pasojë siç tha ai, zyrtarët në Kiev “do të duan të shkohet drejt bisedimeve të paqes”.

Rusia lëshoi 35 raketa të llojeve të ndryshme dhe 26 dronë Shahed në Ukrainë gjatë natës nga e diela deri të hënën, njoftuan zyrtarë të forcave ajrore ukrainase. Forcat ukrainase bënë të ditur se kishin rrëzuar 9 raketa balistike, 13 me vetëdrejtim si dhe 20 dronë.//VOA

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy