Stano për veprimet e Kosovës në veri: Një hap tjetër i pakoordinuar dhe i padobishëm

by engel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për mbylljen e pesë institucioneve serbe nga qeveria.Stano thotë se kjo konsiderohet si veprim i njëanshëm e i pakoordinuar, ku sipas tij dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja.

“Ka çështje më të vjetra në tryezë që duhen shqyrtuar. Ne e konsiderojmë këtë shumë të padobishëm dhe hap tjetër të njëanshëm e të pakoordinuar që ka kapacitet të rrisë tensionet dhe të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm. Dështimi i palëve për të ulur tensionet do të ketë pasoja”, tha Stano në konferencë për media.

banner

Teksa shtoi se data për takimin e radhës në Bruksel mes palëve nuk paralajmërohet, por ai tha se takimi pritet shumë shpejt.

“Takimet i paralajmërojmë kur të jetë e përshtatshme. Takimet në nivel të kryenegociatorëve nuk i paralajmërojmë zakonisht për media. Por, pa dyshim qëllimi ynë është që sa më parë të kemi takim në nivel kryenegociatorësh sepse ka një varg çështjesh për të diskutuar”, ka thënë Stano.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy