Vrau djalin e tij dhe nusen shtatzënë, Ëngjëll Ucaj gjendet i vetëvarur në burgun e Peqinit

by Nexhat

Është gjendur i varur në dhomën e tij i dënuari Engjëll Kol Ucaj, i lindur më 20 shkurt 1946 në Krujë dhe banues në Elbasan. Ucaj, i dënuar me 25 vite burg për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje,” sipas neneve 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal, ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023

Pas gjetjes së tij nga punonjësit e policisë, Ucaj u transportua menjëherë në urgjencën e spitalit të Peqinit, ku, pas përpjekjeve të mjekëve nuk arriti t’ia dalë

banner

Ky i dënuar ishte përgjegjës për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar, Sokol Ucaj dhe bashkëshortes së tij shtatzënë, ngjarje kjo e ndodhur në 30 janar të vitit 2013.

Nga ana e IEVP-së Peqin janë vënë në dijeni autoritetet përkatëse për të zbardhur rrethanat e ngjarjes

Krimi në familje me 2 viktima
Historia e konfliktit mes Engjëll Kol Ucaj dhe të birit nisën pas kthimit të Sokol Ucajt nga Italia bashkë me të fejuarën e tij italiane. Herë pas here kryefamiljari i kërkonte llogari të birit që ishte i papunë, ndërsa vetë ai ka deklaruar se djali e dhunonte

Hera e fundit ka qenë më 30 janar 2013, ditën e krimit të dyfishtë, kur pas një grindjeje Engjëll Ucaj denoncoi në polici për dhunë të birin. Pas kthimit në shtëpi atë e bir u përplasën fizikisht dhe sipas të moshuarit, i detyruar nga dhuna, mori armën dhe qëlloi ndaj të birit e më pas edhe ndaj shtetases italiane.

Ai deklaroi se automatiku që përdori për kryerjen e vrasjes ndodhej në shtëpinë e tyre pasi e kishte sjellë i biri disa ditë para krimit.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Peqin, 2 Shtator 2024

Vrau djalin e tij dhe nusen shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Është gjendur i varur në dhomën e tij i dënuari Engjëll Kol Ucaj, i lindur më 20 shkurt 1946 në Krujë dhe banues në Elbasan. Ucaj, i dënuar me 25 vite burg për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje,” sipas neneve 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal, ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023.

Pas gjetjes së tij nga punonjësit e policisë, Ucaj u transportua menjëherë në urgjencën e spitalit të Peqinit, ku, pas përpjekjeve të mjekëve nuk arriti tja dalë.

Ky i dënuar ishte përgjegjës për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe bashkëshortes së tij shtatzënë.

Nga ana e IEVP-së Peqin janë vënë në dijeni autoritetet përkatëse për të zbardhur rrethanat e ngjarjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy