Danas shkruan për hapjen edhe të një biznesi në veri të Mitrovicës, serbët e përshkruajnë si “shqiptarizim të veriut”

by Nexhat

Restoranti i ushqimeve të shpejta “Heb’s” është hapur edhe në veri të Mitrovicës. Për këtë ka shkruar gazeta beogradase “Danas”, e cila tha se serbët në Kosovë thonë se po ndodh “shqiptarizimi i veriut”.

“Rrjeti i ushqimit të shpejtë Hebs, i cili është në pronësi të shqiptarëve, është hapur sot në Mitrovicën veriore me shumicë serbe, pa bujë, por pas një reklame që ka trazuar opinionin serb në Kosovë”, ka shkruar gazeta serbe

Hebs u hap në shëtitoren e Mitrovicës, pothuajse përballë Postës së Kosovës të sapohapur.

Me pak balona, pa zyrtarë të Prishtinës siç ishte rasti me Postën e Kosovës, lokali ka filluar punën rreth orës 12 të mesditës.

Hapja e këtij rrjeti të ushqimit të shpejtë u pasua me kritika nga komuniteti serb, të cilët hapjen e këtij dhe të objekteve të tjera në pronësi shqiptare e shohin si një formë të “shqiptarizimit” të veriut, vazhdon artikulli i Danas, .

“Deri më tani është hapur kafeneja “C’est la vie”, e cila gjendet në afërsi të Urës së Ibrit, e cila është bërë vend i preferuar i policëve të Kosovës, si dhe një supermarket, si dhe biznese të tjera pritet të hapen në lokalet e blera nga shqiptarët”, shkruan Danas.

Megjithatë, punëtorët në Hebs, të cilët pranuan të flasin për Danas, por mbeten anonimë, thonë se presin anëtarë të të gjitha komuniteteve etnike si klientë. Ata theksojnë se kanë lokale të tjera në Kosovë ku shkojnë të gjitha komunitetet.

“Neve nuk na intereson politika, duam që të gjithë të jenë klientët tanë”, thanë ata.

Danas ka shkruar edhe për reklamën e Heb’s që e lajmëroi hapjen e pikës së re në veri të Mitrovicës.

“Në rrjetet sociale është shfaqur një reklamë për hapjen e Hebs-it në Mitrovicë, në të cilën është ura e Ibrit dhe përballë mbishkrimin “KURTI”, që u interpretua si falënderim për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”.

Drejtuesi i lokalit thotë se ishte një reklamë e keqinterpretuar që flirtonte me politikën.

“Nuk është KURTI, thotë KUR TI”. Do të thotë “Kur ti”, ose “Kur të vish”. Nuk është një mesazh politik”, thotë menaxheri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy