Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Delisufit në Vlorë, ku një shtetas italian ka humbur jetën pasi ka hyrë në det
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:59, 41-vjeçari F. S., banues në Itali, dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak, që ka rezultuar fatal për të
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili është duke punuar për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e vdekjes së shtetasit italian.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:59, në plazhin e Delisufit, shtetasi italian F. S., 41 vjeç, banues në Itali, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë notit në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 41-vjeçarit