Ernest Muçi mund të largohet nga Superliga Turke për ta vazhduar karrierën në Angli.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave turke, “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas po bëjnë çmos që të transferojnë brazilianin Anderson Talisca nga Al-Nassr, por për këtë duhen shpenzime.
Kjo do të thotë se klubi nga Stambolli po mendon të sakrifikojë Muçin dhe po ashtu edhe fantazistin e talentuar turk Semih Kilicsoy, ku deri më tani theksohet se Besiktas ka dy oferta për lojtarin ofensiv të kombëtares shqiptare.
Njëra prej tyre përflitet të jetë 15 milionë euro për kartonin, ndonëse nuk jepet emri i klubit që e kërkon, ndërsa tjetra është e Aston Villa, e cila jep 12 milionë euro për të dhe 30 milionë euro për Kilicsoy.