Koci: Liridoni po mbahet në burg të Sigurisë së Lartë afër Stambollit

by Nexhat

Intelegjenca turke (MIT),  ka arrestuar shtetasin kosovar, Liridon Rexhepi nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad. Avokati Arianit Koci, tashmë përfaqësues i familjes Rexhepi, ka publikuar një deklaratë të familjes në të cilën thuhet se “asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni”.

Megjithatë më tepër detaje Koci ka dhënë në Pressing në T7, ku edhe tha se Liridoni po mbahet në një burg afër Stambollit “që është burg i Sigurisë së Lartë”.

banner

“Jam marrë gjithë ditën me këtë rast, porsa u ndava prej familjes, ata janë shumë të shqetësuar edhe të befasuar me këtë arrestim. Thonë që nuk ka gjasa që Liridoni është i përfshirë, unë sot e kam marrë vesh që është me një burg afër Stambollit, që është burg i Sigurisë së Lartë, i tipit të mbyllur. Do të shkoj në Stamboll dhe t’i marrë të gjitha informatat, për momentin nuk kam asnjë informatë për publikun, por familja thotë se është një keqkuptim dhe janë të gatshëm me sqaru këtë çështje para autoriteteve turke dhe kosovare”, tha Koci në Pressing.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy