Konflikti ndërmjet “Sekiraqëve dhe Capave” që përfundoi me vrasje dhe plagosje, gjykata e merr një vendim

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve, të përfshirë në konfliktin e armatosur të dielën mbrëma në Aktash në Prishtinë ku mbet i vrarë Premtim Gashi dhe pesë të tjerë të plagosur.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbajtur në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës

banner

Lajmin për masën e paraburgimit prej një muaji ndaj S.S., K.G., R.Ll., F.A., dhe V.A., e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Dyshohet se të dielën në lagjen Aktash të Prishtinës u shkrepën rreth 100 plumba, si shkak i konflikteve që grupet kishin mes vete.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy