Politikani serb, Nenad Canak, ka zbuluar në “Euronews Now” bisedën që pati nga afër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Canak sqaroi se fokus i bisedës ishte situata në veri të Kosovës dhe përpjekjet e Albin Kurtit për të “hequr qafe” akuzat që rëndojnë mbi të se po ushtron presion ndaj serbëve të Kosovës.
Politikani serb sqaroi se në bazë të informacioneve që ai disponon për një “kurth” që po ngrihet nga Vuçiq, është i detyruar të tregohet politikisht koirrekt dhe të informojë Kosovën, pavarësisht rreziqeve.
“Zoti Kurti më informoi për situatën në Veri të Kosovës, po përpiqet të ndalojë çdo përpjekeje për ndryshimin e balancave në veri të Kosovës dhe po përpiqet të heqë qafe akuzat se po ushtron presion ndaj serbëve të Kosovës. Në bazë të eksperiencës sime në këta 30 vjet, kur shoh disa elemente që planifikojnë, është detyra ime që të njoftoj që këto plane të parandalohen, në këtë rast edhe për veriun e Kosovës”, tha Canaku.
I pyetur se si do të veprojë ai në rast se BIA serbe do të kërkojë të veprojë kundra tij, pas “zbulimit” të planeve të Vuçiqit, politikani serb tha se ka marrë parasysh çdo situatë të mundshme dhe se nuk do të bëjë pas.
“Pata një situatë komplikuar me BIA-n, por nuk kam frikë. Nëse ke frikë, nuk bëhet politikë në Ballkan. Kjo është çështje që ka të bëjë me ndërgjegjen time dhe dua të marrë përgjegjësi për veprimet e mia”, u shpreh ai.