Mbyllja e institucioneve paralele në Veri, Policia i fton pesë përfaqësues serbë për t’i intervistuar

by Nexhat

Ditë më parë institucionet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele në Mitrovicën Veriore, lidhur me këtë rast janë ftuar për intervistim pesë serbë (përfaqësues të këtyre institucioneve), të dyshuar për falsifikim dokumentesh.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zv.drejtor i Policisë për veriun.

banner

“I kemi ftu pesë persona për intervistim të cilët janë përfaqësuers të institucioneve paralele lidhur me falsifikim të dokumenteve”, tha Elshani .

Mediat serbe në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për Milan Radojeviq, Igor Simić, Ivan Zaporožac, Ivan Todosijević dhe Zoran Todić.

Ndërkohë, Elshani nuk dha detaje nëse këta persona i janë përgjigjur ftesave për intervistim.

Serbët në Mitrovicë kanë protestuar për dy ditë rresht për mbylljen e institucioneve paralele

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy