Pllaka e MPB-së vendoset në Zveçan, në objektin ku ishin strukturat paralele

by Nexhat

Në objektin ku ishte e vendosur komuna paralele në Zveçan, e cila u mbyll të premten në një aksion të Policisë së Kosovës, është vendosur një pllakë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Siç raportojnë mediat serbe të veriut, para këtij objekti ku funksiononin strukturat paralele, janë vendosur mbishkrimet zyrtare “Komuna e Zveçanit” dhe “Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës – Agjencia për Regjistrim Civil”

banner

Pllaka të ngjashme të ministrive të Kosovës janë vendosur gjatë fundjavës në objektet e institucioneve serbe në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Leposaviq.

“Punonjësit e autoritetit të përkohshëm kërkuan të kthehen në vendet e tyre të punës dhe institucioni i Kosovës për patentë shoferë tashmë ishte vendosur atje”, ka raportuar Radio Kontakt Plus

Për të dytën ditë me radhë, punonjësit e institucioneve paralele serbe kanë protestuar para objekteve ku gjendeshin këto institucione.

Protestuesit, përfshirë punonjës të komunës paralele të Mitrovicës, thanë se tubimi i tyre është paqësor dhe përsëritën se administrata e kësaj komune, që Kosova e konsideron ilegale, ka ofruar shërbime për të gjithë qytetarët.

Kontakt Plus po ashtu ka raportuar se “punëtorët e punësuar në Autoritetin e Përkohshëm të Mitrovicës, Fondit të PIO, Zyrës për Kosovë dhe Qarkut të Mitrovicës kanë tentuar dje dhe mëngjesin e sotëm të hyjnë në vendet e tyre të punës, por qasja e tyre është penguar nga policia e vendosur para këtyre objekteve. Policia njoftoi punonjësit se hetimet e kryera nga prokuroria janë në vijim”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy