Protestat sindikale kanë prodhuar rezultat: Rriten pagat për sigurimin fizik në SHSKUK

by engel

Sigurimi fizik i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka pezulluar grevën e paralajmëruar për sot pasi të njëjtit kanë arritur një marrëveshje me ShSKUK-në që pagat të dalin me rritje, raporton Ekonomia Online. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se pagat me rritje do të dalin nga tetori, në të kundërtën do ta mbajnë grevën.

“Ka qene një greve e përgjithshme që është paraparë falë bisedimeve që i ka bërë kryetari i shoqatës me drejtorin e SHSKUK-së (Elvir Azizi), fal asaj që me datën 17 të këtij muaji do të jetë hapja dhe definimi i saktë i cilës kompani do të jetë. Ne edhe me komunën e Prishtinës kemi dhënë afat që të presim për rritje, dhe këtu ne bëjmë thirrje që të presim për rritje për 13 ditë. Paga e tetorit do të jetë pagë me rritje. Është pezulluar greva, nëse kjo nuk funksionon do t’i aktivizojmë”.

banner

“Ndihemi mirë që së paku kanë filluar institucionet të shohin se pa sindikatë nuk bënë. Kanë premtuar dhe do ta realizojnë gjithçka që thotë Ligji i Punës, marrëveshja kolektive dhe gjitha ligjet tjera. Dua ta jap edhe një sinjal të mirë për të gjithë punëtoret që kanë bërë ankesa për Covid-19, se Gjykata e Apelit kërkesën tonë e ka aprovuar si të arsyeshme, gjithë këta punëtore do të kenë një procedurë, do ta gëzojnë të drejtën e pagës shtesë ne momentin e pandemisë që kjo Qeveri nuk e ka pagur. Ne Gjakovë veç kanë filluar që t’i marrin pagat. Par pagën jemi marr vesh me Ministrisë e Shëndetësisë, paga ka qenë 405 euro, ajo pagë është. Për ne është me rëndësi fillimi i implementimit të pagës”, ka thënë Azemi.Hajriz

Qeriqi, punëtor i sigurimit fizik në QKUK ka thënë se po i kërkojnë vetëm të drejtat e tyre. Punën që e bën në këtë institucion shëndetësor e konsideron të rrezikshëm për shkak sulmeve të shpeshta.“Unë që 25 vite, prej 99-ës kam hyrë në QKUK, kemi qenë me shtet duke punuar, na kanë privatizuar neve. Jam luftëtar i UÇK-së e invalid i luftës. Na kanë privatizuar neve edhe unë rrafsh për 26 vite kam mbetur me këtë pagë. Një herë e kemi pasur 150 euro, 6 muaj kemi qenë pa pagesë. Edhe tash e pasi na kanë privatizuar edhe ne kemi qenë gjithë të shkelur jemi duke lypur të drejtat tona.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy