Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar edhe sot stërvitjet për ndeshjen ndaj Rumanisë që zhvillohet të premten.
Në këtë stërvitje kampit dardan iu bashkuan edhe futbollistë tjerë të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda,
Ndërsa, pas stërvitjes një ndër sulmuesit më në formë të Kosovës, Albion Rrahmani ka folur lidhur me ndeshjen me Rumaninë.
“Atmosfera është e mirë jemi duke punuar jashtëzakonisht shumë i gjithë grupi. Jemi të fokusuar 100% në ndeshjen e parë hapëse të këtyre grupeve dhe jemi gati ta japim 100% tonë dhe të marrim tri pikët e para në këtë grup të ri”, tha fillimisht Rrahmani
Tutje ai thekson se do ta japë maksimumin e tij në ndeshje, nëse do t’i jepen minuta nga trajneri.
“Po shpresoj që së pari të më jepet mundësia dhe pastaj do ta bëj maksimumin që ta tregoj veten. Jam në një moment mjaft të mirë dhe shpresoj se ta kem atë moment edhe me kombëtaren tonë”, theksoi ai.
Tutje, “Lewa” e pati një mesazh edhe për të gjithë tifozët e Kosovës.
“I presim të gjithë të vijnë dhe të na përkrahin të gjithë së bashku sepse të gjithë së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha, ju në tribuna dhe ne të bëjmë punën tonë në fushë. Forca Dardanët”, nënvizoi ish-futbollisti i Malishevës dhe i Ballkanit.
Sulmuesi në super-formë foli edhe për transferimin e tij tek gjiganti çek, Sparta Prague
“E kam pritur shumë mirë duke ditur se jam edhe transferimi më i shtrenjtë në ekipin tonë. E kam pritur jashtëzakonisht mirë duke ditur se kam shënuar dhe asistuar në dy ndeshjet e para dhe po shpresoj që të mos ndalem dhe ta ndihmoj ekipin drejt objektivave dhe pse jo ta fitojmë edhe titullin kampion, i cili është objektivi ynë”, përfundoi sulmuesi dardan.
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë do të luhet të premten me fillim nga ora 20:45.