Trepça merr “një sërë vendimesh” si përgjigje ndaj situatës, thotë se do të rrisë prodhimin

by Nexhat

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka marë disa vendime me synimin që të rrisë prodhimin.

Përmes një njoftimi në Facebook, menaxhmenti i ndërmarrjes tha se ka bërë një sistemim të përkohshëm të punonjësve, duke shtuar se do të ketë “më shumë punëtorë të angazhuar në prodhim”.

banner

:Si përgjigje ndaj situatës afariste, menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A. po merr një sërë vendimesh për transferimin dhe sistemimin e përkohshëm të punonjësve.  Vendimet synojnë të rrisin prodhimin dhe të mbështesin operimet në dy njësitë biznesore të minierave me flotacion Trepça – Stan Tërg dhe Kishnicë – Artanë. Deri më tani, gjashtë nëpunësve të menaxhmentit u janë caktuar detyra në njësitë biznesore të Ndërmarrjes Trepça, ndërsa janë bërë rreth 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, punëtorë këta të cilët kanë lëvizur ndër vite nga Miniera në sipërfaqe. Për më tepër, 46 minatorëve të rinj do t’u vazhdohen kontratat e punës, në sajë të performancës së tyre dhe kërkesës për prodhim të shtuar”.

Trepça tha se po përgatit gjithashtu trajnimin dhe certifikimin e 19 minandezësve, duke u mbështetur në udhëzimin e ri që ka nxjerrë Ministria e Punëve të Brendshme

“Javën e kaluar, menaxhmenti i ndërmarrjes ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme afariste në dy njësi kryesore, duke mobilizuar të gjitha kapacitetet për stabilizimin dhe rimëkëmbjen e Trepçës. Ndër sfidat më të mëdha ka qenë numri i lartë i punonjësve në role mbështetëse në raport me të angazhuarit drejtpërdrejt në prodhim. ME FAT!”

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy