Bytyqi: Meqë kryeministri nuk po dinte as matematikë, me gjasë 160 çerdhe i keni shumëzu me 0

by Nexhat

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, Qeverinë Kurti e quan mashtruse sepse thotë se nuk ka arritur t’i ndërtojë çerdhet e premtuara.

“Ministrja Nagavci po mundohet sërish t’ua faturojë komunave, se kinse ato nuk paskan pasur kërkesa për ndërtim të çerdheve”, shkruan ajo.

banner

Tutje, deputetja e AAK-së duke u mbështetur në gabimin që bëri kryeministri Kurti në një ekuacion, thotë:

“Meqë kryeministri nuk po dinte as matematikë, me gjasë 160 çerdhe i keni shumëzu me 0”.

Postimi i saj i plotë:

Patën mashtruar se do t’i ndërtonin 160 çerdhe, por kjo Qeveri mashtruese nuk ka arritur të ndërtojë as minimumin e tyre. Këtë dështim të vetin dhe të kësaj qeverie populiste, ministrja Nagavci po mundohet sërish t’ua faturojë komunave, se kinse ato nuk paskan pasur kërkesa për ndërtim të çerdheve.

Ministre, veç Komuna e Suharekës që dy vjet pret për çerdhe për shkak të mungesës së inventarit.

Meqë kryeministri nuk po dinte as matematikë, me gjasë 160 çerdhe i keni shumëzu me 0.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy