Shtetasi kosovar Liridon Rexhepi, u arrestua më 30 gusht në Stamboll nga departamenti i Antiterrorit.
Njoftimi për prangosjen e tij, u dha nga autoritetet turke gjatë së martes.
Dyshohet se ai udhëhiqte rrjetin financiar të shërbimit sekret (Mossad), në Turqi.
Lidhur me rastin është deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në përgjigjen për Klankosova MPJD ka thënë se për arrestimin e Rexhepit, janë njoftuar nga Ambasada e Kosovës atje.
Tutje thuhet se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet atje lidhur me rastin.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara, ka marrë njoftim nga autoritetet turke për arrestimin e një shtetasi kosovar në Turqi. Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke lidhur me këtë rast. Në lidhje me informacione të reja do t’iu mbajmë të informuar”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së