Elshani: Drejtuesit e objekteve te bastisura të institucioneve paralele janë ftuar të paraqiten në Polici

by engel

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se janë dorëzuar ftesa për marrje në pyetje personave të dyshuar për falsifikim të dokumenteve në ndërtesat e Autoriteteve të Përkohshme Komunale.

“Ne kemi një rast të dokumenteve të falsifikuara në katër objekte që kemi hyrë. Në fakt kemi bërë tetë kontrolle, në tetë vende, por me urdhër të prokurorit janë bllokuar katër objekte. Kemi një rast të falsifikimit të dokumenteve. Ftesat për seancën dëgjimore i kemi dërguar në adresat e pesë personave për shkak të falsifikimit të dokumenteve. Thirrjet janë dorëzuar në katër adresa dhe në njërin rast nuk është paraqitur askush”, tha Elshani për Kosova Online.

banner

Në pyetjen se cilat dokumente konkrete janë falsifikuar, Elshani thotë se hetimet janë duke vazhduar dhe nuk mund të flasë për detaje.

“Ne po hetojmë gjithçka që kemi gjetur në ndërtesa. Morëm një informatë se atje ka dokumente të paligjshme dhe tani do të shohim se për çfarë bëhet fjalë. Sot po merren provat dhe do të dërgohen në polici. Nëse dikush ka diçka private, mund të shkojë në polici dhe ta kërkojë”, ka theksuar Elshani.

Duke qenë se qytetarët janë të mërzitur për veprimin e lartpërmendur të Policisë së Kosovës, Elshani thotë se policia ka hyrë në objekte për shkak se “institucionet paralele janë të përfshira”.

“Këto janë institucione paralele komunale. Ne nuk kemi hyrë në shkolla, spitale apo askund tjetër. Mendoj se situata në veri të Kosovës është e qetë, por delikate për shkak të gjithë situatës policore dhe gjithçkaje që po ndodh këtu. Por situata është e qetë, po merremi me rastin, po marrim, këshilla, informacione. Ne jemi çdo ditë këtu dhe ofrojmë shërbime për qytetarët. Nuk ka vend për shqetësim”, tha Elshani.

I pyetur nëse ka lista arresti, Elshani përgjigjet negativisht.

“Nuk ka lista arresti. Të gjithë ata që janë në kërkim raportohen në disa baza, por nuk ka lista të tjera. Ne shkuam zyrtarisht në shtëpi dhe u dhamë njerëzve një ftesë. Me siguri ata ishin drejtuesit e këtyre ndërtesave. Ata janë të dyshuar për këtë rast, por kjo nuk do të thotë se prokurorët nuk po urdhërojnë arrestimin e tyre. Tani është koha që të dyshuarit të vijnë dhe të japin deklaratë në polici”, tha Elshani.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy