28
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me sulmin që i është bërë dje një punëtori të picerisë në lagjen “Aktash” në Prishtinë. Në raportin 24-orësh, Policia ka treguar se i dyshuari ndodhet në arrati.
“MBAJTJE, POSEDIM, PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë / 03.09.2024 – 14:19. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari kosovar për motive të panjohura e ka sulmuar dhe i njëjti kishte përdorur edhe armën. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar” – ka shkruar policia.