Erion Veliaj dorëzoi çelsat e banesave për fituesit e medaljeve olimpike në Paris

by engel

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev ishin dy heronjtë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Dy mundësit që përfaqësuan Shqipërinë morën nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj çelësat e apartamenteve të reja, 2+1, në kryeqytet, sikurse u ishte premtuar.

“Si drejtues i Bashkisë dhe i Klubit Sportiv Tirana, kjo është një medalje jo aq e vlefshme sa të tjerat, por është një ogur i mirë që të martoheni, të shumoheni dhe të prodhoni më shumë kampionë të tjerë. Do të takohemi pa u mbyllur shtatori edhe për Zelimkhanin, të cilin gjithashtu duam ta shohim banor të Tiranës. Besoj se si fillim (apartament 2+1), për të filluar një familje të re është një lajm i mirë dhe Zelimkhani do na bashkohet shumë shpejt”, tha Veliaj.

banner

Gjatë ceremonisë, nuk munguan dhe batutat mes Sahit Prizrenit, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

Sahit Prizreni: Dua të falenderoj presidentin e KOKSH-it, në veçanti kryetarin e bashkisë, si një suportues kryesor përmes Klubit të Tiranës, edhe pse akoma nuk e ka dhënë për një premtim të mbajtur për apartamentet e djemve tanë.

Kryeministri Rama: Përmende kryetarin e bashkisë që nuk mbajti fjalën, por u nxitove një çikë, se ai e mban gjithmonë fjalën.
Sahit Prizreni: Fjalën e mbajti. Akoma nuk e ka dorëzuar e kisha fjalën.
Kryeministri Rama: Aaaa, që nuk ka sjellë apartamentet me vete këtu?
Sahit Prizreni: Vetëm çelësat.
Rama – Prizrenit: Tani ti duhet t’i shoqërosh këta dhe t’i shohësh vetë, se ti jeton me dyshime dhe mund të kujtosh se janë dy çelësa të së njëjtës derë.
Sahit Prizreni: Jam prej atyre që besoj dhe besoj shumë.
Kryeministri Rama: E di, por ke pas besuar shumë gabim, prandaj kam hall mos gabon prapë me këtë besim që ke.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy