39
Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor pesë persona në Kamenicë. Kjo pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit të policisë, janë sekuestruar pistoleta me gaz, 32 gëzhoja, 55 fishekë si dhe sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.