Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diel dhe vranësira të cilat do të zhvillohen duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Reshjet nuk do të zgjasin shumë dhe nuk do të kapin tërë territorin. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë shumë të larta dhe ajo maksimale deri në 34 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i nxehtë, me diell dhe vranësira lokale. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve të izoluara kalimtare të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës dhe mëngjesit të së Premtes në viset bregdetare dhe përreth mund të ketë zhvillime të stuhive të fuqishme kalimtare me rrebeshe intensive shiu dhe shkarkesa intensive atmosferike. Sistemi i fuqishëm nëse krijohet do të lëviz nga veriu në drejtim të jugut
E Premtja ende e nxehtë, por me ulje të lehta të temperaturave. Priten zhvillime të rrebeshe lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në shumë vise të Kosovës, disa vise të Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.
Për fundjavë na pret mot me diell dhe i nxehtë. Nuk përjashtohet mundësia për rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në bregdet kohë ideale për pushime. Përkeqësim të motit pritet të kemi në fillim të javës së re./MeteoBallkan