Nuk e diti zgjidhjen e një ekuacioni të thjeshtë, Kurti u kërkon falje nxënësve për mosdije

by Merita

Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar falje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” në Podujevë, pasi ia huqi në zgjidhjen e një ekuacioni të thjeshtë matematikor.

Kurti ka thënë se është i gëzuar që nuk ishte nxënës, sepse s’do të merrte notë kaluese.

“Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0”, ka shkruar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy