Osmani pret ambasadorin e Suedisë, flasin për zhvillimet e sigurisë dhe raportet Kosovë-Suedi

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet e sigurisë, si dhe raportet Kosovë-Suedi.

Në takim, Osmani dhe Westerlund diskutuan edhe për integrimin euroatlantik të Kosovës ku presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Suedisë në këtë drejtim.

“Duke qenë se Kosova është 100% e linjëzuar me politikat e BE-së si dhe duke marrë parasysh reformat e kryera në vend, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, Presidentja potencoi domosdoshmërinë e vlerësimit të shteteve aspiruese, përfshirë Kosovën, bazuar në merita. Në takim po ashtu u diskutua edhe për përpjekjet e Kosovës për avancimin e prezencës së saj ndërkombëtare si dhe për hapat tutje sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani dhe ambasadori Westerlund diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Suedisë, përfshirë bashkëpunimin tregtar, investimet potenciale suedeze, bashkëpunimin në fushën e teknologjisë informative, si dhe në fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy