Vinicius Junior kohët e fundit bëri thirrje që të tërhiqet e drejta e Spanjës për të pritur Kupën e Botës 2030 nëse problemi i racizmit në vend nuk trajtohet.
Sulmuesi i Real Madridit tha se për shkak të racistëve të paktë në vend, emri i të gjithë kombit është njollosur
Ai gjithashtu shtoi: “Më pëlqen të luaj për Real Madridin. Është klubi më i mirë dhe gjithashtu vendi më i mirë për të qenë me familjen time”
Kryetari i bashkisë së Madridit, Jose Martinez Almeida, i ka kërkuar tani Viniciusit që të kërkojë falje për komentet e tij në lidhje me Spanjën.
“Shpresoj që Vinicius të korrigjojë menjëherë”, deklaroi kryebashkiaku në një konferencë për shtyp.
Por, nuk përfundon me kaq, pasi AS tani raporton se mund të ketë pasoja të rënda për brazilianin shkaku i kësaj deklarate, madje mund të largohet nga Spanja
Madje, edhe Real Madridi pritet ta dënojë rëndë Viniciusin, duke ditur se është një klub mbretëror.