33
Presidenti izraelit Isaac Herzog do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 11 shtator.
Një zyrtar i lartë i Izraelit tha për The Times of Israel se, gjatë udhëtimit, i cili do të zgjasë vetëm një ditë, Herzog pritet të takohet me homologët e tij Aleksandar Vuçiq dhe Bajram Begaj.
Kreu i shtetit hebre do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Kujtojmë se Drejtori i CIA-s, William Burns, ishte në Serbi dhe Kosovë, muajin e kaluar dhe u takua me homologun e tij serb.
Të dy diskutuan, ndër të tjera, për situatën e sigurisë në Izrael./A2