Stradner: Serbia sot e dëshmoi edhe njëherë se nuk do jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe nuk vendos sanksione ndaj Rusisë

by Nexhat

Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X”, ka thënë se Serbia kurrë nuk do të jetë anëtare e NATO-s, derisa të jetë nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiqit.

Ajo ka komentuar takimin e sotëm të Aleksandar Vulinit me presidentin rus Vladimir Putin

banner

“Sot Putin u takua me qeverinë serbe, e cila tha se Serbia nuk do të bëhet kurrë një anëtare e NATO-s nën Vuçiç, Serbia është partneri strategjik i Rusisë dhe nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë”, ka shkruar Stradner.

Stradner edhe më herët ka bërë disa paralajmërime për vizitën e zëvendëskryeministri serb Vulinit në Rusi pikërisht në kohën kur autoritetet serbe kanë paralajmëruar “kaos” në Kosovë.

“Vulini do të jetë në Moskë këtë javë për të takuar ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov dhe sekretarin e Këshillit të Sigurisë, Sergei Shoigu… Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar kaos në Kosovë. E ndërkohë… revista zyrtare e MPJ-së ruse vazhdon të flasë për një konflikt në Ballkan”, pati thënë ajo një javë para se të ndodhte takimi i sotëm.

Stradner ka paralajmëruar më herët gjatë javës së kaluar në një intervistë për programin e “Radios Evropa e Lirë” në gjuhën serbe se së shpejti pritet një “raund i dytë” i përshkallëzimit të tensioneve në Kosovë, posaçërisht në pjesën veriore të territorit kosovar që banohet kryesisht me serbë etnikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy