28
Në vendkalimin kufitar të Bërnjakut është arrestuar një burrë i nacionalitetit serb. Arsye për këtë është dhuna në familje.
Arrestimi i këtij personi me inicialet D.G. ka ndodhur gjatë mbrëmjes, njoftojnë mediat në Veri.
“Po, ne kemi arrestuar një person këtë mbrëmje për shkak të një rasti të mëhershëm të dhunës në familje”, tha për KoSSev, Veton Elshani, zëvendës komandant i Policisë për rajonin e Veriut.
Siç mëson KoSSev, D.G. ishte në një veturë të tipit BMW, ulur në sediljen e pasagjerit kur u arrestua derisa ishte duke hyrë në Kosovë nga Serbia.