Dalin pamjet e sulmit në konsulaten e Izraelit në Munih

by engel

Pamjet e sulmit ndaj konsullatës izraelite në Mynih, ku një adoleshent duket se përdor një armë të epokës së Luftës së Dytë Botërore ta pajisur me një bajonetë, janë bërë virale në rrjet. I riu, i cili u vra nga policia gjermane qëlloi me armë pranë Konsullatës së Përgjithshme të Izraelit dhe Qendrës Naziste të Dokumentacionit në Mynih. Sipas raportimeve të mediave gjermane ai rezulton të jetë një shtetas austriak me trashëgimi boshnjake, i quajtur Emrah I.

Në pamjet që po qarkullojnë ai shihet duke vrapuar përgjatë trotuarit i veshur me një bluzë të errët dhe pantallona ngjyrë kafe, pak pasi mbërriti në skenën e sulmit me një makinë sportive me targa të Salzburgut.

banner

Djali që kreu sulmin besohet të jetë vetëm 18 vjeç. Ai qëlloi herë në drejtim të policisë, pranë ndërtesës së konsullatës izraelite – godinës që dikur ka qenë selia e partisë naziste dhe tani është përshtatur për të adresuar problemet e së kaluarës.

Prokurori i Bavarisë Joachim Herrmann konfirmoi se adoleshenti u qëllua nga oficerë të armatosur dhe më pas vdiq në vend, ndërsa nga sulmi i tij fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Gazeta austriake Der Standard raportoi këtë pasdite se autori ishte i njohur për autoritetet si një ekstremist i mundshëm dhe dyshohej se kishte shpërndarë në rrjetet sociale propagandë pro Shtetit Islamik.

Incidenti tronditës vjen në përvjetorin e masakrës famëkeqe të Lojërave Olimpike të Mynihut të vitit 1972, në të cilën 11 atletë izraelitë u vranë nga grupi militant palestinez ‘Shtatori i Zi’, përcjell A2. (2 Televizion)

Linku i videos ne Twiter: https://x.com/DayDayFlux/status/1831638623013261427

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy