Dugolli i bindur se Vetëvendosje më 9 shkurt do të dalë më e votuar se në vitin 2021

by Nexhat

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë, deputeti Enver Dugolli, u shpreh i bindur se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025  do ta tejkalojë rezultatin e shkurtit të vitit 2021.

Dugolli tha se do të marrin më shumë besim se para katër viteve

banner

Sipas tij ,opozita është e dobët.

“Nuk ka arritur ta krijojë një alternativë tjetër që qytetari do ta besonte… Qeveria ka dëshmu qeverisje pa afera korruptive dhe pa skandale”, tha ai në RTV21.

Ai tha se presin të marrin më shumë se 50% të votave në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025

Kur u pyet se a e konsideron aferë korruptive çështjen e drejtorit të KEK-ut, ambasadorit në Zagreb, tenderëve njëburimor, Dugolli tha se këto janë pretendime të opozitës.

“Do të dëshmohen se kanë qenë të rrejshme e nuk kanë prodhu asgjë”, tha ai, duke lavdëruar ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Është duke u zhvillu proces gjyqësor në të cilin nuk do të ndërhy”, tha Dugolli, duke u shprehur i bindur se do të dalë i pafajshëm ish drejtori i KEK-ut

Dugolli tha se Qeveria nuk do të heq dorë nga asnjë vendim për veriun e Kosovës.

“Të gjitha vendimet që i zbatojmë janë të bazuara në Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës. Pra të jemi të qartë, kompromis me Kushtetutë dhe ligje nuk ka. Nuk ka të drejtë askush që të mbivendoset mbi Kushtetutën e Republikës. Prandaj të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës që i ndërmerr janë të bazuara këtu. Nuk ka dalë askush deri tash, as nga miqtë tanë ndërkombëtarë që na qortojnë nganjëherë, nuk i kontestojnë ligjet”, tha Dugolli.

Pas paralajmërimeve për bllokada të kufijve me Serbinë, Dugolli siguroi se veriu është nën kontroll të autoriteteve të Kosovës.

“Kosova ka avancuar. Nuk mund të befasohemi nga ndonjë veprim mund të jetë i paparashikuar”, tha ai,

Dugolli u pyet se është veriu i Kosovës nën kontroll.

“Natyrisht se jemi duke  e kontrollu. Gjithçka është e qetë. Situata është mjaft e qetë, stabile ndonëse ekzistojnë ende aty këtu individë grupe të vogla të cilat janë mbetje e bandave të Radoiçiqit, por janë shumë minore sa i përket ndonjë incidenti apo ndonjë mundësie për tensionim apo përshkallëzim të situatës”, tha Dugolli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy