Ish-lojtari i Bayern Munchen preznatohet në faqen e pornos

by jonzefaj

Dëshironi të dini më shumë për jetën e përditshme të rekrutuarit të ri të Sidney FC, Douglas Costa? Ju jeni me fat: ish-reprezentuesi brazilian ka njoftuar hapjen e faqes së tij OnlyFans.

Faqja e njohur për përmbajtje erotike dhe pornografike, “OnlyFans”, ka zgjeruar përpjekjet e saj për të diversifikuar përmbajtjen dhe për të rivalizuar rrjetet sociale të tjera si YouTube dhe TikTok. Një nga lëvizjet më të fundit në këtë drejtim është rekrutimi i personazheve të famshëm, përfshirë këngëtarë, aktorë dhe tani edhe futbollistë.

banner

Një nga emrat më të njohur që ka pranuar të bashkohet me platformën është Douglas Costa, ish-futbollisti i Juventusit dhe aktualisht pjesë e Sidnej FC në Australi. Costa ka shpallur se ka hapur një kanal në “OnlyFans” dhe do të publikojë materiale ekskluzive për fansat e tij.

Në një deklaratë për mediat, Douglas Costa shpjegoi arsyet e zgjedhjes së tij për t’u bashkuar me “OnlyFans”.

Ai theksoi besueshmërinë e kompanisë dhe potencialin e saj për të ofruar përmbajtje interesante për fansat.

Kam vendosur t’i bashkohem ‘OnlyFans’ pasi jam i bindur për besueshmërinë e kompanisë dhe potencialin e saj. Kjo zgjedhje ka gjithçka që duhet për të qenë interesante. Kjo faqe kërkon atletë që të jenë ambasadorë të markës dhe kjo ka një impakt të madh në treg. Për këtë arsye jam më shumë se i lumtur që bëhem pjesë, sidomos si një prej pionierëve në segmentin e futbollit,” tha Costa.

Pjesëmarrja e Costa në platformën “OnlyFans” është një hap i rëndësishëm për faqe që synon të zgjasë përmbajtjen e saj përtej asaj që lidhet tradicionalisht me përmbajtjen erotike dhe pornografike. Me emra të njohur që po i bashkohen kësaj platforme, “OnlyFans” po mundohet të krijojë një gamë më të gjerë përmbajtjesh dhe të tërheqë audienca të ndryshme.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy