Kampet e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin, Meloni porosi të vetëve: Kujdes, sytë e botës janë mbi ne! Do përpiqen të na vënë shkopinj nën rrota, por…

by Nexhat

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni ka deklaruar se brenda pak javësh do të jetë gati protokolli në lidhje me qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin

Ajo u ka dhënë porosi anëtarëve të partisë së saj që të jenë të kujdesshëm, pasi do të jenë nën vëzhgimin e të gjithë botës

“Brenda pak javësh do të jetë gati Protokolli me Shqipërinë dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe skrupuloz ndaj këtij projekti sepse sytë e botës i kemi mbi ne. Të gjithë e kuptojnë se kjo nismë mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e menaxhimit të emigracionit të parregullt. Ata të cilët janë të interesuar që emigracioni i paligjshëm të vijojë, do të përpiqen të na vënë shkopinj nën rrota”, ka thënë Meloni, sipas Ansa

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy