Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet (VIDEO)

by Nexhat

Avokati Arianit Koci beson në pafajësinë e Liridon Rexhepit, kosovarit të arrestuar të martën në Turqi nën dyshimin se ka shërbyer si menaxher i një rrjeti financiar të Institutit për Inteligjencë dhe Operacione Speciale – Mossad.

Për emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai u shpreh se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund t’i zbulojë të gjitha informacionet që i ka, por që është i gatshëm që çdo paqartësi ta sqarojë me autoritete turke sepse siç tha, ka pasur keqkuptime e keqinterpretime të informatave dhe se është e pamundur që Liridoni të jetë një udhëheqës financiar i Mossadit për atë pjesë të botës.

banner

“Kjo do të jetë betejë juridike mjaft e gjatë, pra nuk është punë që do të kryhet shumë lehtë”.

“Liridoni ka punuar një punë të thjeshtë, është që dy vjet në Gjermani dhe mezi e ka kryer një vizë punë. Në Kosovë ka qenë me të ardhura mesatare, e ne Gjermani është me të ardhura nën mesatare. Ai nga Gjermania ka shkuar në pushim 4-5 ditor në bregdet të Turqisë me shokë të Kamenicës. Ai paska qenë nën vëzhgim nga data 25-30 gusht, dhe në ditën e fundit është arrestuar”.

“Sipas autoriteteve turke, ai i ka kryer disa transaksione dhe unë kam sqarim për të gjitha ato që kanë ndodhur. Për mua është thjesht e pabesueshme që një prej figurave më serioze në botë, pra Mossadi të kryejë shërbime financiare përmes Western Unionit”.

“Pra, sipas tyre, janë të dyshimta disa transaksione që janë kryer përmes Western Unionit. Këtu ka një keqkuptim të madh dhe ai do të sqarohet”, deklaroi avokati Koci.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy