Nagavci e pranon se nuk u përmbush premtimi për çerdhet, fajëson komunat

by Nexhat

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sonte në “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me premtimin për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve.

Ajo është shprehur se një premtim i tillë nuk është arritur të përmbushet i tëri, sepse sipas saj, s’ka pasur hapësirë dhe bashkëpunim prej komunave.

banner

“Nëse e krahasojmë numrin e çerdheve të ndërtuara gjatë mandatit tonë, me investime që nga ana e Ministrisë së Arsimit, janë bërë në komuna në ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, ne jemi dukshëm më mirë sesa deri më tani”.

“Por, nëse e krahasojmë me premtimin tonë qe e kemi pasur, si zotim për ndërtimin e çerdheve dhe infrastrukturës së nevojshme, nuk kemi arritur të përmbushim të tërin, për shkak se nuk ka pasur hapësirë dhe bashkëpunim prej komunave. Nuk besoj që gjithmonë është për arsye politike, ato mund të jenë një nga arsyet, edhe janë në raste të caktuara, por jo gjithmonë”, u shpreh Nagavci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy