Partitë ndezin motorët, PD prezanton 12 drejtuesit politikë, PS mbledh asamblenë

by Nexhat

Kur na ndajnë afro 8 muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, partitë politike janë angazhuar për të nisur më herët fushatën elektorale.

Për këtë, një ditë më parë Partia Demokratike prezantoi 12 drejtuesit politik në qarqe ndërsa Partia Socialiste do të mbledh të dielën asamblenë ku do të zgjidhet kryesia e re, sekretariati si edhe pritet ndryshim i drejtuesve politik në qarqe

banner

Me nisjen e shtatorit, partitë politike kanë ndezur motorët për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Pas Partisë Demokratike e cila një ditë më parë prezantoi në mbledhjen e kryesisë 12 drejtuesit politik të qarqeve, tanimë është radha e socialistëve për të vendosur ekipin politik që do të jetë në frontin e parë të fushatës.

Për këtë, të dielën e 8 shtatorit në Durrës do të mbahet asambleja e partisë socialiste. Kjo është mbledhja e parë pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj nga kongresi i 28 korrikut. Në këtë mbledhje do të zgjidhet kryesia e partisë por edhe sekretariati.

Me rëndësi do të jetë edhe fjala e kryesocialistit Rama dhe ndryshimeve të mundshme që pritet të prezantojë për drejtuesit politik në qarqe.

Afro 8 muaj përpara betejës elektorale të pranverës së vitit të ardhshme, Edi Rama pritet të rinovojë skuadrën politike e cila do të drejtojë fushatën elektorale në 12 qarqe të vendit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy