Portugalia triumfon përballë Kroacisë në startin e Ligës së Kombeve

by Nexhat

Portugalia ka triumfuar 2-1 në startin e sezonit të ri të Ligës së Kombeve, duke mposhtur Kroacinë.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Diogo Dalot kaloi portugezët në epërsi me asistimin e Bruno Fernandes

Në minutën e 34-të, Cristiano Ronaldo realizoi golin e 900-të në karrierë, dhe të dytin për Portugalinë në ndeshje.

Mirëpo, Dalot ishte i pafat, pasi në minutën e 41-të realizoi auto-gol, duke çuar rezultatin në 2-1.

Pjesa e dytë solli raste të mira shënimi për të dyja kombëtaret, por asnjëra nuk arriti më të shënojë.

Portugalia është ne grup po ashtu me Poloninë dhe Skocinë, ndërsa ndeshjen e dytë e luajnë pikërisht me këta të fundit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy